×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks | Gjykata anti-UÇK

    Insajderi
    06 May 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deri tash janë ngritur 4 aktakuza. Disa janë në proces gjykimi, e aktakuza me më shumë peshë deri tash, ajo kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryepralmentarit, Kadri Veseli, Ish-Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi e ish-Shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi është ende në faza përgatitore.

    Çdo kërkesë e tyre për ti liruar nga paraburgimi është refuzuar.

    Parashikimet janë që edhe shumë vite ata pritet që të qëndrojnë të paraburgosur, pasi që edhe shumë vite do të zgjasë gjykimi kundër tyre- parë nga aktakuza që tashmë veç është ri-plotësuar edhe një herë.

    Se çka po ndodh me Gjykatën Speciale dhe se sa shkelje janë bërë deri tash. Si po vazhdon që Prokuroria që deponon akuza në këtë Gjykatë po i ndjek vetëm shqiptarët dhe vetëm njerëzit e UÇK-së. Sa është drejtësi e sa politikë. Si u implikua së fundi dhe a do të thirrët dëshmitarë edhe njeriu, raporti i të cilit e nisi krejt këtë Gjykatë, Dick Marty.

    Janë këto vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë episod të InDoks. Flasin ata që e kanë mbikëqyrur punën e Speciales që nga fillimi, kosovarë e ndërkombëtarë.

    Ekspertë të drejtësisë. Për InDoks flet edhe avokati amerikan i Hashim Thaçit, Pierre Prosper.

    Emisioni i plotë:

    E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark