×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Komiteti i Akuzave- Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi

    Insajderi
    27 May 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse Republika krenohet me të, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka lënë jashtë Majlinda Kelmendin. As ajo e askush nga Federata e Xhudos nuk është në pozitat drejtuese të kësaj organizate sportive.

    Një mbledhje e asamblesë së KOK-ut shkoi si mos më keq. Për kohë të gjatë udhëheqësit e saj, në krye me Presidentin Ismet Krasniqi kanë tentuar që edhe pamjet e asaj përplasje ti mbanin larg publikut.

    InDoks, ekskluzivisht për herë të parë sjell pamjet dhe debatin e ashpër që u bë brenda KOK-ut. Rezultati që doli nga kjo mbledhje e kontestuar- që në fakt la jashtë organeve kryesore drejtuese të saj Federatën më të suksesshme të krejt Komitetit- xhudon.

    Flasin për InDoks ata që po denoncojnë udhëheqësinë aktuale të KOK-ut. Ekspozojnë Presidentin e kësaj organizate sportive për dallavere. Ngrenë dyshime për veprime të paligjshme, keqpërdorime financiare, e përmendin edhe vepra penale. Po kërkojnë edhe largimin e tij vetëm pas një viti në karrigen e pushtetit.

    E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark