×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks sjell episodin ‘Pika e Zezë e Policisë’

    Insajderi
    18 March 2022 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    48 policë e dy doganierë po dyshohen për ryshfet në dy pika kufitare me Shqipërinë. Për një ryshfet masiv. Aq sa Prokuroria Speciale në dokumente e përshkruan që ata po vepronin si ‘inkasantë’ për ti mbushur xhepat e tyre.

    Dosja ekskluzive e rastit ‘Pika’ që do ta sjell InDoks në këtë episod zbulon një nivel shqetësues korruptimi të zyrtarëve në Policinë e Kosovës. e për më shumë, as nuk është rasti i parë i këtyre përmasave.

    Në këtë episod do të zbulohen detaje nga Dosja e madhe e Prokurorisë Speciale dhe IPK-së që është deponuar në Gjykatë. Për InDoks flet edhe njeriu që e drejtoi krejt këtë operacion.

    Sillen në vëmendjen e publikut edhe rastet e tjera ku grupe jo të vogla policesh u kapën në ryshfet e kontrabandë. Është një tregim për pikat e zeza të Policisë kosovare.

    Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës- e diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark