Shumënjerëz ishin grumbulluar për t’ia dhënë lamtumirën e fundit aktivistit, Astrit Dehari. Edhe paria e partisë ishte aty.
Varrimi normalisht shihet si ngjarja e fundit për një njeri, por për Astrit Deharin ky moment, do të ishte veç fillimi i një drame tëmadhe që vazhdon për vite. Po vazhdon edhe tash, mbi gjashtëvite më vonë.
Derisa autopsia e parë e bërë mbi trupin e tij nxori si konkluzion që ai kreu vetëvrasje, nga Vetëvendosje nuk janë kursyer që jo-rrallë herë ta quajnë si vrasje. Si vrasje e shtetit. Një hetim për këtë rast nga Prokuroria Speciale ende po vazhdon. Ekspertiza tëreja jashtë vendit janë bërë. Shumë njerëz janë intervistuar. Por, rasti ende nuk ka marrë një epilog.
Rastin do ta rikthente në vëmendjen e publikut edhe një herë njëincident që ndodhi brenda këtij institucioni. Në laboratorin e toksikologjisë së këtij Instituti, institucion nën Ministrinë e Drejtësisë, humbën disa mostra shumë të rëndësishme për zbardhjen e këtij rasti. Ka pasur suspendim e kthim në punë. Ka pasur deklarata e debate. Por, nuk ka pasur asnjë dorëheqje, as së paku për motive etike.
Zhdukja e mostrave që tronditi Kosovën
E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.