×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks transmeton “Toka e Dajës” – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë

    Insajderi
    22 April 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Afro gjashtë vite pas ngritjes së Aktakuzës, Azem Syla një njeri i mistershëm, të cilin hetuesit e EULEX e përshkruanin si ai që e shmang edhe bisedat telefonike dhe i kryen punët në takime direkte, do të shfaqet përsëri në Gjyq. Do të paraqitet si lider i një grupi që bëri manipulime me prona në vlerë mbi 30 milionë euro.

    Çka ndodhi me këtë hetim që nisi si i madh e tash po degdiset nga një prokuror tek tjetri e nga një gjyqtar tek një tjetër? Nga ndërkombëtarët –tek vendorët? Si u ndërruan 5 gjyqtarë e 5 prokurorë? Sa të akuzuar vdiqën duke pritur një gjykim normal? Për sa prona bëhet fjalë e sa është vlera e tyre?

    Çka gjeti hetimi i veçantë për këtë rast dosjen e të cilit e ka InDoks? Si i përmend dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it mbi 860 mijë marka të fondit “Vendlindja Thërret” derisa po fliste për rastin “Toka”? Çka u gjet nja Inteligjenca Financiare në një hetim për një tokë krejt tjetër që u ble përmes një OJQ-je? InDoks sjell detaje nga këto dosje.

    “Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë”. E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark