×
  • Lajme
  • Insajderi

    InDoks zbulon aferën tjetër: Nuk u paguan veç 53 mln për Bechtelin, u dhanë edhe 44 milionë tjera

    Insajderi
    27 February 2022 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Haradinaj po del se nuk i ka paguar vetëm 53 milionë euro shtesë konserciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.  Pretendohet se u dhanë edhe 44.1 milionë euro nën arsyetimin e kryerjes së “punëve shtesë”.

    Dosja e Prokurorisë që e ka InDoks zbulon edhe një aferë tjetër, po ashtu milionëshe, që Prokuroria deri tash nuk ka dhënë përgjigje se a ka nisur hetime të tjera.

    Këtë aferë e ka zbuluar në deklaratën e tij Ramë Qupeva, Drejtor i departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë të Infrastrukturës në atë kohë.

    Prokuroria në aktakuzë ka shkruar se mbi 44 milionë euro të tjera iu dhanë konzorcuimit amerikano-turk si punë shtesë, derisa Qupeva u ka thënë në intervistim se ato u dhanë sipas Ligjit.

    Qupeva ka shpjeguar se kjo shumë në masë të madhe është shfrytëzuar për dislokim të instalimeve gjatë trasesë se autostradës teksa ka shtuar që atë e ka autorizua ish-ministri, Pal Lekaj që ta nënshkruaj një formë të marrëveshjes për këtë çështje.

    “Sipas dëshmitarit kërkesa për pagesë prej 44 milion Euro, i është dorëzuar për miratim Kryesuesit të KDNM-së z. Pal Lekaj, nga ana e Njësisë Implementuaese, pra konkretisht nga ana ime dhe me nënshkrimin e secilit anëtar të njësisë. Për këtë çështje nuk ka pasur takim të KDNM-së, por ekziston vendimi i kryesuesit të KDNM-së z. Pal Lekaj i cili e ka autorizuar dëshmitarin që të nënshkruaj formën e marrëveshjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka InDoks.

    Në deklaratën e tij Qupeva thekson se paga prej 44.1 milionë euro është dhënë shtesë e jo e njëjta më atë të 53 milionëshit.

    “Ndërsa për sa i përket pagesës prej 44 milion Euro dëshmitari ka shtuar se e njëjta është bërë në emër të punëve shtesë dhe nuk lidhet me pagesën prej 53.1 milion Euro e cila pagesë është bërë në emër të zgjatjes së afatit të kontratës”, thuhet në Dosje.   

    Pagesa prej 44 milionë eurosh që i është dhënë konserciumin “Bechtel Enka” në emër të punëve shtesë për ndërtimin e auto-udhës “Arbën Xhaferi” dyshohet se është e bazuar në kontratë të jashtëligjshme. Madje zbulon Dosja, qe kjo kontratë ka vetëm 2 faqe. Aty ndodhen tri nënshkrime: i Pal Lekajt si ministër, i Betim Reçicës si sekretar i përgjithshëm dhe Ramë Qupeva, zyrtar i njësisë implementuese të projektit.

    Derisa kontrata është e bazuar në ligjin e prokurimit Publik asnjëri prej zyrtarëve që e kanë nënshkruar këtë kosto shtesë prej 44 milionë eurove nuk janë zyrtarë përgjegjës të prokurimit. Ligji i Prokurimit në nenin 26 përcakton saktë që nëse kontrata nuk nënshkruhet nga zyrtari i prokurimit është e pazbatueshme dhe e paligjshme.

    Ramë Qupeva, i përmendur në dosje vetëm si dëshmitar, ka treguar para hetuesve që kërkesa ka qenë me raport të detajuar për secilin aktivitet dhe sasitë të cilat janë shfrytëzuar gjatë atyre aktiviteteve, e me pas kërkesa së bashku me njoftim e Pal Lekaj i ishte dorëzuar disa herë udhëheqëses së divizionit të prokurimit, por e njëjta nuk kishte iniciuar asnjë aktivitet lidhur me këtë çështje me arsyetimin se kjo çështje i takon njësisë së implementimit e jo prokurimit. Ai thotë se ka qenë vendim i Pal Lekajt që të përmbyllej procesin lidhur me këtë çështje- të vazhdohej me 44 milionë euro për punë shtesë për ‘Bechtel-Enka”.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark