Insajderi
Show

Indri thyen heshtjen pas daljes nga Ferma, tregon se a do t’i kthehet Vanesës

Insajderi
30 May 2026 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Indri thyen heshtjen pas daljes nga Ferma, tregon se a do t’i kthehet Vanesës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrugëtimi i Indri Shirokës në “Ferma VIP 3” ka përfunduar, pasi aktori nuk arriti të sigurojë mbështetjen e publikut për të vazhduar më tej në garë.

Menjëherë pas largimit, ai ka folur për eksperiencën e tij në reality show, duke bërë edhe disa reflektime për momentet më të komentuara të qëndrimit në fermë.

Indri u shpreh se eliminimin e ka pritur me qetësi, duke lënë të kuptohet se kishte arritur në një pikë lodhjeje.

“U ezaurova komplet”, tha ai, duke shtuar se nuk e përjetoi me keqardhje fundin e aventurës së tij në program.

Aktori komentoi edhe raportin me Klevisën, duke pranuar se ka reflektuar mbi disa prej veprimeve dhe deklaratave të tij.

“Jam penduar, i kam kërkuar falje Klevisës”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se gjithçka kishte ardhur si pasojë e një “momenti dobësie”.

Një tjetër temë që ngjalli interes ishte raporti me Vanesën. I pyetur nëse do të kishte mundësi për një rikthim mes tyre pas përfundimit të formatit, Indri u tregua i prerë në përgjigje.

“Jo, nuk ka gjasa”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark