Insajderi
Insporti

Infantino përfshin Kosovën në postimin e FIFA-s: Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese

Insajderi
09 September 2025 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Infantino përfshin Kosovën në postimin e FIFA-s: Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar në rrjetin social “Instagram” lidhur me ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026, duke theksuar emocionet dhe rivalitetin që po krijohet në këtë fazë.

Në postimin e tij, kreu i shtëpisë botërore të futbollit ka përfshirë edhe kombëtaren e Kosovës.

“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, ka shkruar Infantino.

Reagimi i tij vjen një ditë pas fitores së madhe të “Dardanëve” ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 2-0.

Kosova aktualisht ka grumbulluar 3 pikë pas dy ndeshjeve në grupin ku gjenden Suedia, Zvicra dhe Sllovenia. Ndërkohë, Zvicra kryeson tabelën e Grupit B me 6 pikë.

Botërori i vitit 2026 do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe ShBA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark