Infeksioni i parazitëve “Giardia” mbyt dy nxënës, pesë e gjashtë vjeç, në Liverpool – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Infeksioni i parazitëve “Giardia” mbyt dy nxënës, pesë e gjashtë vjeç, në Liverpool

    Insajderi
    10 July 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy fëmijë të moshave 5 e 6 vjeç, nxënës të një shkollë në Liverpool të Anglisë, kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të infeksionit me parazitët “Giardia”.

    Udhëheqësit e “Millstead Primary School” thanë se fatkeqësia e vogëlushëve që “mbushnin klasat e tyre me gëzim e hare” dërmoi të gjithë ata që punojnë dhe mësojnë këtu.

    Udhëheqësit e Agjencionit për Sigurinë e Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar thanë që ata vdiqën si pasojë e infektimit me virusin “Giardia”, ani se kjo mbetet të përcaktohet edhe zyrtarisht

    “Millstead Primary School” u përball me infeksionin në fjalë qe disa kohë.

    “Giardiasis”, sëmundje kjo që shkaktohet nga paraqitet e “Giardia lamblia” afekton sistemin e tretjes dhe mund të shoqërohet me simptoma si diarreja dhe ngërçet e fryrja e stomakut.

    Edhe pse mund të shkaktojë telashe, zakonisht nuk është konsideruar si e rrezikshme për jetë, dhe mund të trajtohet me antibiotikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark