Infektologu Ilir Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Infektologu Ilir Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve

    Insajderi
    17 October 2021 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Infektologu Ilir Tolaj, tha se tashmë jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë dhe po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta.

    Ai ka treguar edhe nëse zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19.

    “Këto zgjedhje janë më të lehta. Zgjedhjet e kaluara të përgjithshme ishin mësim i vërtet që rezultuan me valën e tretë të pandemisë në Kosovë. Mirëpo, këtë herë vala ishte më herët dhe tash në këtë ditë situatë në aspektin epidemiologjikë është e qetë, tha Tolaj në ATV.

    Ai tha se nuk do të ketë rritje të infektimeve nga këto zgjedhje sepse sipas tij ka pasur rënie të valës së fundit të pandemisë e cila siç ka thënë, ishte më intensivja prej të gjitha valëve paraprake.

    “Nuk pres që këto aktivitete të rezultojnë më një valë të re”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark