Insajderi
Lajme

“Infermierët, të padukshëm për ta” – Duraku kritikon ashpër qeverinë në detyrë

Insajderi
07 July 2025 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Infermierët, të padukshëm për ta” – Duraku kritikon ashpër qeverinë në detyrë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Infermieri Enlirat Duraku ka reaguar përmes një postimi ku ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj infermierëve dhe mungesën e përfaqësimit të tyre në strukturat drejtuese.

Ai ka thënë se infermierët nuk respektohen dhe vazhdojnë të injorohen, ndonëse janë ata që mbajnë sistemin shëndetësor gjallë.

“Mirë që infermierët e QKUK-së janë të zënë duke mbajtur gjallë njerëzit që ata dështojnë t’i drejtojnë”, ka shkruar ai, duke shtuar se jetët e qytetarëve për disa janë vetëm numra dhe vota./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark