Një hulumtim i Gazetës Insajderi ka gjetur se një kompani nga Kina, që është edhe kontraktor i ushtrisë së shtetit më të madh komunist në botë ia ka mësyrë tenderit 11 milionësh për furnizimin më uniforma të Policisë së Kosovës. Partneri i kësaj kompanie multi-milionëshe kineze në Kosovë, që po ashtu ka një kinez si ortak, tashmë është kontraktor i Ushtrisë së Kosovës. E kjo kompani del që të ketë telashe me ligjin në Kosovë dhe është zënë duke vëzhguar ilegalisht me kamera, dhe deri tash është denoncuar edhe për falsifikim dokumentesh
Visar Duriqi
Muaj më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar se si një kompani me ortak kinez në Kosovë ishte kontraktuar nga Ushtria e Kosovës. Ministria që tash drejtohet nga Ejup Maqedonci, ish-këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti kurrë nuk pati komentuar në pyetjet e Insajderit sa i përket aspektit të sigurisë kur bëhet fjalë për ndikimin kinez, pasi që Kosova haptazi ka aspirata për të qenë pjesë e NATO-së.
Pavarësisht krejt fakteve, Ministria e Mbrojtës kontraktoi firmën ku 20 përqind të aksioneve i ka Wenyun Yang nga Kina, e pjesën tjetër në firmën “Eco Clean Corporation sh.pk. i mban Arbër Gashi.
Por, apetiti i kësaj firme për të marr kontrata në shtetin e Kosovës , te institucionet e sigurisë, nuk është ndalur.
Policia e Kosovës që nga shtatori i vitit të kaluar ka nisur një tender që planifikon që ti shpenzoi 11 milionë euro në të. Do të blejë uniforma standarde e ceremoniale për zyrtarët policor.
Dhe kush del që aplikoi në këtë tender? “Eco Clean Corporation”, që për pronar ka edhe Wenyun Yang nga Kina.
Dhe, sikur të mos mjaftonte, firma në fjalë ka në konzorcoim direkt një firmë të paregjistruar ende në Kosovë, por që është kompani multi-milionëshe e rrobave në shtetin më të madh komunist në botë, Kinë.
Kontraktor i ushtrisë kineze- firma ka në publik si person një avokat
“Bejing Yiduchuan Clothing Group Company”, është anëtari I dytë I konzercuimit që ka mësyrë që të furnizoi me uniforma Policinë e Kosovës.
Firma del që është e regjistruar në Kryeqytetin e shtetit komunist, derisa pronari, ose pronarët nuk dihen në publik. Krejt çka dihet është se person kontaktues për të në regjistrat e hapur paraqitet një avokat kinez me emrin He Boyuan.
Në dokumentet e aplikimit në Policionë e Kosovës firma kineze ka përmendur si menaxher edhe një kinez tjetër, Rui Ma.
Kompania kineze “Bejing Yiduchuan Clothing Group Company”, që nuk i dihet publikisht emri i pronarit, ose pronarëve, ka një faqe që jep pak informacione për vete e më shumë reklamon produktet.
Në këtë faqe, firma kineze që ia ka mësyrë tenderit milionësh ëpr furnizimin me uniforma të Policisë kosovare deklaron vet që është e angazhuar në ushtrinë kineze.
“Përveç produkteve ushtarake prodhojmë edhe uniforma për Postën e Kinës dhe Hekurudhat e Kinës Y. Nga viti 2016 e deri më tani kemi prodhuar mbi 200 milionë copë uniforma për ta”, thuhet në faqen e kësaj firme.
Kompania po ashtu ka listuar tenderët publik në forcat ligj-zbatuese në Kinë në të cilat ka marrë pjesë, si dhe pjesëmarrjen e tyre me produkte që prodhojnë në 60 vjetorin e revolucionit kinez.
Dyshimet për falsifikim- nuk tregohet se a ka hetime
“Eco Clean Corporation”, si njëra nga kompanitë që po garojnë në tenderin 11 milionësh për unifromat e policisë kosovare, e që tash e më shumë s enjë vit është duke u zvarritur pa u finalizuar, është denoncuar publikisht nga Policia e Kosovës- zyra e prokurimit për falsifikim.
Madje, kjo e fundit ka kërkuar që kjo firmë të futet në Listën e Zezë, por Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) nuk ia miratoi kërkesën, pasi që derisa Policia po prezantonte prova që ata besojnë që kompania ka falsifikuar, kompania në anën tjetër paraqiste prova të tjera që pretendojnë që falsifikimi ndodhi diku tjetër.
Shpjeguar më thjeshtë, Policia pretendon që kur iu kërkuan analiza laboratorike për uniformat që do ti sillte nga kompania kineze, “Eco Clean Corporation” paraqiti dokumente të falsifikuara nga një laborator nga Maqedonia e Veriut.
Policia i ka shkruar këtij laboratori, dhe pretendojnë që ata iu kanë dërguar dokumente të tjera nga ato që prezantoi firma në garë, që ka një pronar kinez.
Por, në një seancë, që rrallë ndodh në OShP, firmës në fjalë iu lejua që të fliste. Ata paraqitën provat e tyre që pretendojnë që laboratori në Maqedoni që i bëri analizat, ka mundur ti ndryshoi ato pasi dokumente e shtyrë nga konkurrenca.
“Eco Clean Corporation shpreh dyshimet se e veta se implikimi dhe ndikimi nga konkurrenca (diferenca e vlerës së ofertës mbi 2.5 milionë euro) kanë shtyrë eksperten Sveltlana Kanevece ti paraqes ato e-maile të pakuptimta të cilat do ti paraqesim pranë autoriteteve kompetente të dy shteteve për hetim”, thuhet në vendimin e OShP-së.
Insajderi e ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për pretendimet për dokumente të falsifikuara nga kompania, nëse i ka deponuar për hetim, por edhe vet kompaninë që thotë se do ti deponoj- nëse e ka bërë këtë.
Asnjëra palë deri tash nuk i është përgjigjur gazetës.
Gazeta Insajderi po ashtu ka pyetur kompaninë nëse Policia e Kosovës kishte dhënë ndonjë vërejtje “Eco Clean Corporation” mori në konzorcium nga shteti kinez, pasi që në këtë institucion ka pasur shumë investime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por as për këtë nuk ka marrë përgjigje as nga kompania e as nga Policia.
Kompania me ortak kinez u kap duke vëzhguar ilegalisht me kamera
“Eco Clean Corporation”, kontraktori i Ushtrisë së Kosovës për tenderin e tyre për pastrimin e rrobave, e që ia ka mësyrë edhe tenderit të Policisë kosovare për uniformat e këtyre të fundit, ka pasur probleme me ligjin në Kosovë.
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e kapi në akt. Po vëzhgonte kundërligjshëm me kamera. Dhe atë, 16 copa.
“Kontrolluesi posedon sistem të vëzhgimit me kamerë në hapësirë të jashtme dhe brendshme të objektit., nuk ka nxjerrë vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë si dhe mungon shënja informuese (njoftuese) Numri total i kamerave është 16 copë”, thuhet në vendimin e AIP ku kjo firmë ishte urdhëruar që të “bëjë shkatërrimin e të dhënave të mbledhura përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë”.
Gazeta Insajderi kur kishte raportuar për tenderin “Eco Cleain Corporation” mori në ushtri, e kishte kontaktuar këtë kompani -ortaku i madh në firmë, Arbër Gashi dhe ai i pati thënë gazetës se Wenyun Yang është shtetase e Kinës, por me të janë takuar gjatë studimeve në Amerikë.
“Ëenyun Yang është investitorë. Atë e kam takuar në Amerikë dhe kemi vendosur që të dertojmë një biznes në Kosovë. Unë nuk po shoh ndonjë problem këtu”, pati thënë Gashi për Insajderin.
Edhe pse ortakja e tij në biznes është shtetase kineze, ai kishte treguar se kur ofertoi për tenderin e pastrimit të rrobave e mbulesave të FSK-së, ky institucion nuk i kishte kërkuar ndonjë dokument në lidhje me këtë partnere në biznes.
“Ajo ka leje qëndrimi të rregullt në Kosovë. Nuk na është kërkuar ndonjë dokument tjetër, pos asaj që janë kërkuar në njoftimin për kontratë”, pati deklaruar Gashi.
Sipas Gashit, kompania është e regjistruar në Kosovë, por është edhe kompani amerikane. Por, për këtë deklarim ai nuk pati dërguar ndonjë dëshmi që kompania e tij dhe e shtetases kineze, Ëenyun Yang është edhe kompani amerikane.
Ai i kishte thënë Gazetës Insajderi se kjo nuk është hera e parë që e fitojnë këtë tender në FSK.
“Kjo është hera e dytë që po e fitojmë këtë tender, por edhe herën e parë edhe tash është ankuar një kompani, që e paska këtë tender me vite. Ne kemi qenë me letra në rregull, dhe më të lirë. Ia kemi lënë ligjit të vendos, por në ndërkohë e kemi njoftuar edhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë për këtë rast”, kishte thënë Gashi për Insajderin.
I pyetur se cila ka qenë përgjigja e Ambasadës Amerikane, ai pati deklaruar se nuk morën përgjigje, pasi që nuk kishte kërkuar diçka nga ta, pos i kishte njoftuar./ Gazeta Insajderi