Iniciativa Qytetare aksion për rrëzimin e murit në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iniciativa Qytetare aksion për rrëzimin e murit në Mitrovicë

    Insajderi
    16 December 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV) organizon sot një aksion simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.

    Në njoftim thuhet se IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, dhe përmes këtij aksioni kërkon që  BE-ja, si ndërmjetësues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës “dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda”.

    “IQV-ja po ashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Veprim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark