Iniciativa Qytetare për Veprim ka organizuar aksion simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit në Mitrovicë.
IQV në shenjë kundërshtimi të asaj që po ndodh në Mitrovicë e ngriti sot një mur simbolik në Prishtinë, përmes së cilit ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë për t’i larguar strukturat paralele të Serbisë në Kosovës, pasi sipas tyre vet Kosova s’e ka as fuqinë politike e as atë ushtarake e institucionale ta bëjë këtë.
Po ashtu IQV-ja bashkëfajtore për këtë mur e konsideron edhe Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre “Përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”. /Insajderi.com