×
  • Lajme
  • Lajme

    “Inicohet procedurë disiplinore”, SHKK jep detaje për të burgosurin që u zu me substanca narkotike

    Insajderi
    24 April 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ShKK jep detaje për rastin ku u tentua të futej substancë narkotike në burgun e Dubravës

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për të burgosurin që i është kapur substanca nartkotike  në burgun e Dubravës.

    I burgosuri është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, derisa vizita është anuluar, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e ShKK-së thuhet se oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendreje korrektuese.

    “Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar permes trupit është tentuar të kontrabandohet substancë e dyshuar narkotike”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Në njoftim thuhet se i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar substanca e dyshuar narkotike është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

    “Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

    Më tej theksohet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark