×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    INS(inuatat)AJDERI!

    Insajderi
    19 April 2021 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Fatmir Sheholli

    Mediumi Insajder jo rrallë herë ka qenë shënjestër e pushteteve të ndryshme në Kosovë. Sa herë që pushteti ka provuar të mbyllë “gojën” këtij mediumi, disi kanë shpërthyer afera të pushtetit.

    Publiku është shumë i interesuar që ta mbaj pushtetin nën vëzhgim të mediave. Ky fakt duhet të jetë shumë i qartë edhe për pushtetin aktual. Nuk mund të tjetërsohen mediat, ato thjesht e kryejnë veprimtarin e tyre dhe përgjegjësin e tyre siç duhet ta kryej edhe pushteti ndaj obligimeve që i ka marr.

    Insinuatat se Insajderi paska botuar marrëveshje që është “sekrete”, “konfidenciale” etj. janë ” përralla” që nuk ” i ngrënë” askush!

    Mediat janë pikërisht për paraqitjen publike për interesin publik të taksave të qytetareve. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për ndonjë “bombë atomike” por për një marrëveshje të pa nënshkruar për qëllim të interesit publik – vaksinimit të qytetareve të Kosovës.

    Është absurde dhe qëllimkeqe kur pushteti përmes vrimës së instrumenteve të drejtësis dhe siguris kërkon disiplinimin e mediave! Ky është një autogol klasik i pushtetit.

    Lërini insinuatat por punoni e kryeni obligimet për çka jeni të thirrur. Mos u mundoni ti ndëshkoni mediat, sepse ju kthehet bumerang. Gazetarët si Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Visar Duriqi e shumë të tjerë janë të rryer në profesionin e tyre dhe nuk lejojnë që asnjë pushtet ti “kap për hunde” e t’i tërheq zvarrë! Këtë përpjekje, harrojeni!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark