Inspektorati i shkon sërish mobile-shop "Fitës" tek dera, Insajderi sjell pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati i shkon sërish mobile-shop “Fitës” tek dera, Insajderi sjell pamjet

    Insajderi
    08 November 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një operacioni të policisë të realizuar mbrëmë në 31 “Mobile-Shop”, Inspektorati i Tregut i ka shkuar sërish sot tek dera mobileshop-it “Fita”, në kryeqytet.

    Gazeta Insajderi sjell pamjet nga vendi i ngjarjes:

    Në media u raportua mbrëmë se mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me biznesin në fjalë, por telefoni i tyre ka qenë i ndalur.

    Sot, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në 31 “Mobile shop”-e në Prishtinë.

    Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.

    Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.

    “Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra. Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim e Policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark