×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati largon shitësit ambulant nga sheshet në Prishtinë

    Insajderi
    21 March 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Kryeqytetit ka zhvilluar sot një aksion për largimin e shitësve ambulant nga sheshet qendrore të Prishtinës

    Në njoftimin e Inspektoratit thuhet se këto aktivitete duhet t’i ushtrojnë në hapësirat e dedikuara enkas për veprimtari të tilla dhe jo ne sheshet e Kryeqytetit.

    “Inspektorati i Kryeqytetit sot ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulant nga sheshet qendrore të Prishtinës. Sheshet janë të dedikuara për qytetarët, ndërkohë, me gjithë mirëkuptimin për nevojën e disa qytetarëve për të zhvilluar dhe punuar, aktivitetet e tyre ata duhet t’i ushtrojnë në hapësirat e dedikuara enkas për veprimtari të tilla dhe jo ne sheshet e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark