Insajderi
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq, shkak mungesa e sigurisë

Insajderi
21 October 2026 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq, shkak mungesa e sigurisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Obiliqit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve në terren janë evidentuar mangësi që paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati ka vendosur që punimet në të dy objektet të ndërpriten deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në vendin e punës.

Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark