Insajderi
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Insajderi
09 October 2026 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark