Insajderi
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Obiliq

Insajderi
14 September 2026 - 12:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Obiliq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Obiliqit, pasi gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, në objekt nuk ishin marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Për këtë arsye, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje që punëdhënësit të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark