Insajderi
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri

Insajderi
11 September 2026 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës njoftoj se ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Gjatë inspektimit në terren, inspektorët kanë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e një ambienti të sigurt për punëtorët.

Punimet do të mund të rifillojnë vetëm pasi të eliminohen të gjitha mangësitë e evidentuara dhe të krijohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e sigurt të punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Institucioni ka apeluar te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark