Insajderi
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë

Insajderi
20 October 2026 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi, dy në komunën e Gjakovës dhe një në komunën e Vushtrrisë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, vendimi është marrë për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në përmbushjen e kërkesave dhe masave të nevojshme të sigurisë.

“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark