×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Inspektorati policor jep detaje për rastin ku polici arrestoi e goditi me shkelma qytetarin

    Insajderi
    27 November 2021 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besarta Kalaja

    Para disa muajve ka ndodhur një rrahje në mes një qytetari dhe një zyrtari policor, rasti ka ndodhur në Gjilan ku sipas dëshmitarëve, viktima A.I kishte parkuar veturën derisa polici F.S. nga një lokal aty afër ka dalur i dehur dhe e ka arrestuar e më pas goditur me shkelma.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës, F.S, ka arrestuar fillimisht një person e pastaj e ka rrëzuar për toke duke e goditur me shkelma.

    Sipas videos që ka siguruar Gazeta Insajderi, polici F.S në ato momente ka qenë i shoqëruar bashkë edhe me policin tjetër M.A

    Viktima A.I ka mbajtur një muaj paraburgim me arsyetimin se ka parkuar veturën gabim dhe ka rrahur policët, por që është liruar sepse nuk kanë pasur asnjë dëshmi ndaj kësaj.

    Rastin ndaj 4 zyrtareve policore në Inspektoratin Policor të Kosovës e ka paraqitur vëllai i viktimës gjatë kohës sa vëllai i tij ishte në paraburgim.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me viktimën A.I ku tregoi rreth lëndimeve që i ka maruar nga rrahja që i është bërë nga policët.

    “Vëllai ka paraqitur rastin në Inspektoratin e policisë dhe deri tani nuk ka ndërmarr masa askush, përgjigja qe kemi marr ka qene nuk ka elemente, po në atë kohe video nuk ishte sepse e kanë zhduk dhe tashme e kam videon, “Unë nuk kam prekuar asnjë zyrtar policor dhe nuk kam penguar askënd, kurse Polici F.S ka kërkuar tretman mjekësor te rrejshëm pa e prekur askush”.

    Inspektorati policor jep detaje për Gazetën Insajderi rreth rastit ku polici arrestoi e goditi me shkelma qytetarin.

    “Më 07.07.2021 është pranuar ankesa e qytetarit  në Inspektoratin Policor të Kosovës i cili  është ankuar ndaj 4 zyrtarëve policorë, lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore.

    Pas veprimeve preliminare hetimore lidhur me këtë rast hetuesit janë konsultuar me prokurorin e rastit në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili pasi që ka analizuar ankesën e qytetarit dhe shkresat e rastit, i njëjti  ka udhëzuar hetuesit e IPK-së se në këtë rast nuk ka  elemente të veprës penale”, tha Inspektorati Policor i Kosovës përmes një emaili për Gazetën Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe raportin mjekësore të viktimës ku vërtetohet se A.I ka marr lëndime të konsiderueshme trupore.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark