Zyrtari i Policisë së Kosovës, F.S, ka arrestuar fillimisht një person e pastaj e ka rrëzuar për toke duke e goditur me shkelma.
Sipas videos që ka siguruar Gazeta Insajderi, polici M.A në ato momente ka qenë i shoqëruar bashkë edhe me policin tjetër F.S.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se polici F.S ka qenë i dehur në momentin e incidentit.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, ku sipas dëshmitarëve, viktima A.I kishte parkuar veturën derisa polici F.S. nga një lokal aty afër ka dalur i dehur dhe e ka arrestuar e më pas goditur me shkelma. /Insajderi.org