Kryeministri, Albin Kurti, të hënën ishte mysafir i kandidatit të partisë që drejton, Vetëvendosje, për kryetar të Ferizajt.
Me Valon Ramadanin, ai takoi të rinjtë e qytetit.
Politikani që synon të drejtojë këtë komunë për katër vjetët e ardhshme, u premtoi atyre një park të teknologjisë.
Për takimin që u mbajt në një kafiteri, morën vesh edhe inspektorët sanitarë, andaj erdhën për të monitoruar respektimin e masave.
Meqë ato u thyen, u gjobitë partia e biznesi.
Në takimin e radhës me gra nga Ferizaj, atyre iu premtua ndarja e 50 granteve në vit, me nga 20 mijë euro për 50 prej tyre.