Inspektorët në aksion, mbyllen nëntë qendra masazhi në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorët në aksion, mbyllen nëntë qendra masazhi në Prishtinë

    Insajderi
    14 November 2023 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati i Tregut ka mbyllur përkohësisht nëntë qendra masazhi, të cilat ushtronin veprimtari ilegale.

    Në mbrëmjen e së martës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar inspektime në 17 lokacione në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektoriati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre”, thuhet në njoftim.

    “Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave”, vijon njoftimi.

    Ndaj këtyre operatorëve ekonomikë, pritet t’u shqiptohen masa ndëshkuese.

    Në fotografitë që ka shpërndarë MINT-i në ‘Facebook’, pronarëve të bizneseve iu është obliguar të paraqiten tek Inspektorati i Tregut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark