Insajderi
Biznes

Instagram ndalon reklamimin e cigareve elektronike

Insajderi
19 December 2019 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Influencuesit në rrjetet sociale, janë individët që kanë numër të lartë të ndjekësve. Ndonjëherë numri i ndjekësve prek shifra milionëshe.

Kompanitë dhe bizneset në shumë raste kontraktojnë këta individë, për të reklamuar produktet e tyre në rrjetet sociale.

Megjithëse reklamat e duhanit janë ndaluar nga Facebook dhe Instagram, prodhuesit e cigareve elektronike përdorin influencuesit për të promovuar produktet e tyre, përmes targetimit ose postimeve që tregojnë se si i kanë pranuar si dhuratë këto produkte.

“Përmbajtja e postimeve që promovon produkte si cigaret elektronike, duhani dhe armët nuk do të lejohet”, njoftoi Instagram.

Sipas CNBC, kjo është hera e parë që Instagram po prezanton kufizime për produktet që mund të promovohen përmes targetimit.

Masa vjen pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar ndaloi kompanitë e duhanit, të promovojnë cigare elektronike në faqet e medieve sociale, pas hetimit të postimeve të tyre në Instagram.

“Është e domosdoshme që Facebook dhe Instagram jo vetëm të sjellin shpejt ndryshime në këtë politikë, por ato të zbatohen në mënyrë rigoroze”, tha Matthew Myers, president i fushatës “Fëmijët pa duhan”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark