×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Instagrami me opsion të ri për të kontrolluar përmbajtjen e ndjeshme

    Insajderi
    21 July 2021 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Facebook ka njoftuar për një veçori të re që lejon kufizimin se sa përmbajtje potencialisht të ndjeshme shfaqet në skemën tuaj “Instagram Explore”. Sipas Facebookut, vendosja e re e “Kontrollit të Përmbajtjes së Ndjeshme” do t’ju lejojë “të shihni shumë apo më pak përmbajtje të ndjeshme”, të cilat mund të jenë “të papërshtatshme ose fyese”. Në opsionin e ri do të ketë tri nivele, “Lejo”, “Kufizo (i përcaktuar)” dhe “Kufizo edhe më shumë”.

    Instagram ka thënë se përmbajtja e ndjeshme mund të përfshijë postime sugjeruese ose të dhu nshme se ksuale, si dhe postime që promovojnë gjëra të tilla si duhani, etj, shkruan The Verge.

    Postimet që shkelin rregullat e Facebookut do të hiqen përsëri, “Kontrolli i Përmbajtjes së Ndjeshme” thjesht u jep përdoruesve më shumë mundësi se sa duan të ekspozohen ndaj përmbajtjes që mund ta shqetësojë. Për shembull, Facebook thotë se përmbajtja që tregon një luftë ose njerëzit me veshje të tejdukshme mund të konsiderohet “e ndjeshme”, dhe për këtë arsye nuk duhet të shfaqet në faqen “Explore” për njerëzit që kanë kufij për përmbajtjet e ndjeshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark