Insajderi
Teknologji

Instax i ri është edhe dixhital

Insajderi
05 June 2017 - 21:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ky është aparati i parë  ‘instax’ që është gjithashtu edhe dixhital. Fujifilm’s Instax SQ10 është aparati i ri për foto të çastit.

Ka dy mënyra të bërjes së fotove, auto dhe manual. E para mund të përdoret kur dëshironi të printoni çdo shkrepje, si aparatet e tjera të llojit Instax, ndërsa e dyta, manual, për të printuar fotot që ju dëshironi.

Vetë aparati ka memorie të brendshme për 50 foto, dhe të paktën 1 mijë foto për GB me kartën microSD. Gjithashtu ky Instax ka 10 filtra, exposure dhe vignette. Në këtë mënyrë mund ta rregullosh foton si të duash, para se ta printosh.

Megjithatë ai nuk vjen me çmim të lirë. Kamera kushton 279 dollarë, dhe çdo paketë filmi kushton 17 dollarë. Ky aparat tashmë është në shitje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark