Institucionet qendrore dhe lokale të vendit do të shënojnë sot Ditën e Flamurit të komunitetit ashkali.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës mbanë konferencë ceremoniale për këtë datë, ndërsa ceremoni festive do të organizohet edhe për ambasadorët e vendeve mike në Prishtinë, ku të ftuar do të jenë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të ftuar të tjerë.
Po ashtu në Pallatin e sporteve në Ferizaj, në nderë të kësaj feste do të mbahet një manifestim kushtuar posaçërisht këtij komuniteti.
Ditën e Flamurit, e njohur edhe si Dita e Ashkalive ka filluar të shënohet që nga viti 2003 në Kosovë.
Komuniteti ashkali në Kosovë vazhdon të jetojë në kushte të rënda ekonomike. Shumica absolute e tyre janë të papunë, ndërsa përballen edhe me diskimin dhe paragjyko shoqëror.
Javën e kaluar, komuniteti ashkali, së bashku edhe me komunitetin rom dhe egjiptian, organizuan një protestë për të kërkuar jetë më të mirë./Insajderi