×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucionet shënojnë Ditën e Flamurit të komunitetit ashkali

    Insajderi
    15 February 2016 - 10:01

    Institucionet qendrore dhe lokale të vendit do të shënojnë sot Ditën e Flamurit të komunitetit ashkali.

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës mbanë konferencë ceremoniale për këtë datë, ndërsa ceremoni festive do të organizohet edhe për ambasadorët e vendeve mike në Prishtinë, ku të ftuar do të jenë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të ftuar të tjerë.

    Po ashtu në Pallatin e sporteve në Ferizaj, në nderë të kësaj feste do të mbahet një manifestim kushtuar posaçërisht këtij komuniteti.

    Ditën e Flamurit, e njohur edhe si Dita e Ashkalive ka filluar të shënohet që nga viti 2003 në Kosovë.

    Komuniteti ashkali në Kosovë vazhdon të jetojë në kushte të rënda ekonomike.  Shumica absolute e tyre janë të papunë, ndërsa përballen edhe me diskimin dhe paragjyko shoqëror.

    Javën e kaluar, komuniteti ashkali, së bashku edhe me komunitetin rom dhe egjiptian, organizuan një protestë për të kërkuar jetë më të mirë./Insajderi

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark