×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucioni sekret që shfrytëzon pompë benzine në Fushë Kosovë

    Insajderi
    01 March 2016 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosova e Privatizimit ka publikuar lista të reja të atyre që AKP i cilëson si “lista aktuale e aseteve të pa shitura shfrytëzuar nga institucionet vendore”, duke treguar se janë 66 institucione vendore të cilat shfrytëzojnë pronën publike pa ndonjë kontratë.

    Institucionet vendore më së shumti shfrytëzojnë tokë dhe tokë bujqësore por nuk lihen anash as ndërtesat administrative dhe hotele.

    Por, përderisa AKP ka publikuar emrat e 65 institucioneve vendore që shfrytëzojnë pronat publike pa pasur një kontratë me të, vetëm emri i një institucioni nuk është bërë publik.

    Bëhet fjalë për një pompë benzine në Fushë Kosovë pronë e ndërmarrjes shoqërore “INA – TRAGOVINA ZAGREB” .

    AKP nuk ka dhënë emrin e institucionit shfrytëzues të kësaj pompe benzine në ndërkohë që ka shënuar se nuk e di gjithashtu numrin e sipërfaqes që ka kjo pompë benzine.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark