Instituti Albanologji ka njoftuar se nga 23 deri më 27 maj 2016 do të mbahet “Java e Albanologjisë”. Pjesë e këtij aktiviteti të sivjetmë do të jetë edhe sesioni shkencor me temën – “Letërsia Dokumentare”.
“Duke marrë parasysh rëndësinë që ka për shkencën letrare shqiptare studimi i këtij lloji të letërsisë, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Sesionin shkencor me temën Letërsia dokumentare, të cilin e organizon Dega e Letërsisë e IAP-it në kuadër të aktivitetit të përvitshëm shkencor “Java e Albanologjisë”, që e organizon Instituti Albanologjik i Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Institutit Albanologjik.
Instituti ka njoftuar se studiuesit e interesuar për të diskutuar lidhur me këtë temë duhet të dërgojnë kumtesat para datës 15 prill 2016. (Insajderi).