Instituti i Shëndetësisë kërkon të hiqen nga përdorimi veturat pa katalizator - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti i Shëndetësisë kërkon të hiqen nga përdorimi veturat pa katalizator

    Insajderi
    10 December 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikatë i ka dhënë disa propozime për institucionit lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë.

    Sipas këtij instituti efektet e ajrit në ndotur çojnë drejtë rritjes së numrit të sëmurëve në rrugët e frymëmarrjes, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare, kancer etj.

    Instituti Kombëtar, ka propozuar që urgjentisht të përpilohet një plan aksioni për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet dhe të aprovohet me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.

    Ndërkaq si masa specifike ka propozuar që urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.

    “ Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik. Shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese në zona urbane. Matja e kontaminimit në pikat kyçe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online”, thuhet në komunikaten e IKShP. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark