Autoritetet gjermane mendohet se ishin në dijeni të një sulmi që do të ndodhte në vend.
Sipas gazetës “Welt”, inteligjenca gjermane, ishte në dijeni të një sulmi të mundshëm në një treg krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Bilanci i kësaj tragjedie, deri në këto çaste, ka kapur shifrën e 9 të vdekurve dhe mbi 50 persona të plagosur, si pasojë e futjes së një kamioni në një treg krishtlindjesh.
Tregu ndodhet në Breitscheidplatz, pranë kishës Kaiser Wilhelm.
Policia ka bërë të ditur se autori i këtij sulmi është kapur pas disa orësh kërkimesh.
Autoritet gjermane, mendojnë se ka të bëje me një sulm terrorist.
“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe pastaj u drejtova tek tregu i Krishtlindjeve dhe pashë kaos … shumë njerëz të plagosur”, tha Jan Hollitzer, zëvendës kryeredaktor i “Berliner Morgenpost”, per “CNN”. “Ishte me të vërtetë traumatike.”/bota.al