×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Inteligjenca artificiale mund të lë gjysmën e njerëzimit pa punë  

    Insajderi
    13 February 2016 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robotët mund të lënë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës pa punë në tridhjetë vitet e ardhshme, sipas një shkencëtari kompjuterik, i cili tha të shtunën se kërcënimi i inteligjencës artificiale për ekonominë nuk duhet nënvlerësuar.

    Eksperti Moshe Vardi i ka thënë Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS) se robotët mund t’i lënë pa punë njerëzit në kohët që po na vijnë.

    “Ne po i afrohemi një kohe kur roboti do të jetë në gjendje të bëjë pothuajse çdo detyrë më mirë se njerëzit. Unë besoj se shoqëria ka nevojë të përballet me këtë pyetje para se të na shtohet si problem, në qoftë se makinat janë në gjendje të bëjnë pothuajse çdo punë që aktualisht njerëzit bëjnë, çfarë do të bëjnë vetë njerëzit?”,tha shkencëtari Vardi.

    Fizikanti Stephen Hawking dhe miliarderë të teknologjisë si Bill Gates dhe Elon Musk lëshuan të njëjtin mesazh vitin e kaluar. Madje Hawking paralajmëroi se roboti “do të mund të shënonte fundin e racës njerëzore” dhe Musk tha se paraqet “kërcënimin tonë ekzistencial”.

    Shkencëtari Vardi parashikoi se shoferët do të jenë pothuajse plotësisht të automatizuar në 25 vitet e ardhshme.

    Ai po ashtu tha se asnjë profesion i njeriut nuk është tërësisht imun. “A do të jem unë kundër robotëve të seksit? Absolutisht nuk do të jem”, tha ai, duke paralajmëruar se raca njerëzore do të pushtohet nga inteligjenca artificiale shumë shpejtë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark