Inteligjenca ukrainase thotë se ushtria ruse po i shet nëpër tregjet e Bjellorusisë gjësendet që i kanë vjedhur në Ukrainë.
Sipas tyre, në qytetin Narvola në Bjellorusi, ushtria ruse ka ngritur një treg ku po i shesin gjërat siç janë frigoriferët, biçikletat, motoçikletat, kozmetikë e bizhuteri të cilat i kanë vjedhur në Ukrainë.
Ushtria ruse po provon edhe t’i këmbejë valutat e vjedhura siç janë euro dhe dollarë.