Intensifikohet dhuna në Venezuelë – 50 të vdekur në protesta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Intensifikohet dhuna në Venezuelë – 50 të vdekur në protesta

    Insajderi
    18 May 2017 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata në Venezuelë po degradon me ritme të shpejta, aq sa liderët ndërkombëtarë po paralajmërojnë rrezikun e një lufte civile.

    Shkak është bërë vendimi i qeverisë për të militarizuar kufirin me Kolumbinë dhe bilanci i viktimave që nga fillimi i protestave kundër presidentit Maduro ka arritur në 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

    Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez ka njoftuar dërgimin e 2.600 ushtarëve në shtetin Tachira, në ekstremin perëndimor të vendit, pak pasi kolegu i tij i Brendshëm, Nestor Reverol akuzoi “të djathtën fashiste dhe terroriste” se kishte rekrutuar paraushtarakët kolumbianë për të përhapur terror dhe kaos në rajon.

    Tachira, bastion tradicional i opozitës, është kthyer në qendër të protestave kundër qeverisë së presidentit Maduro, të cilat janë radikalizuar pas vdekjes së dy manifestuesve, mes të cilëve një fëmijë 15 vjeç, përcjel tch.

    Në orët e fundit, viktimave u është shtuar një 15-vjeçar tjetër, që u prek nga plumbat teksa shkonte të bënte pazar dhe një burrë 30-vjeçar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark