×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Interesi shtetëror s’mund t’i përshtatet interesave të Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt”

    Insajderi
    09 May 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjoba 3.2 milionëshe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK) konfirmon të gjitha keqpërdorimet në këtë ndërmarrje.

    Azemi ka thënë se remonti i shpejtë i Bllokut A5 ka qenë skenar për, siç pretendoi ai, lejimin e importimit dhe eksportimit të energjisë elektrike jashtëligjshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Tashmë është e vërtetuar shkelja e ligjit nga KEK-u gjatë shitblerjes së rrymës. Sikurse lënia në funksion e Bllokut A5 dhe pastaj remonti i shpejtë i tij, po duket se ka qenë komplet me skenar, që dikujt t’i mundësohet jashtëligjshëm importi e eksporti i rrymës”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

    “Më tragjikja në këtë mes është se për gjithë këtë ka qenë në dijeni edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si mbikëqyrëse e kësaj ndërmarrjeje. Dhe me gjasë këtu buron edhe zelli i saj dhe kësaj qeverie për t’i dalë në mbrojtje Nagip Krasniqit, që gjendet në paraburgim i akuzuar për keqpërdorime si drejtor i KEK-ut”, vijon Azemi i LDK-së.

    “Është fatkeqësi që ky pushtet duke mbrojtur keqpërdoruesit dhe tregtarët e rrymës, rëndon peshën mbi kurrizin e qytetarit dhe dëmton buxhetin e shtetit. Interesi shtetëror s’mund t’i përshtatet interesave individuale të Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt”, përfundon postimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark