Insajderi
Sport

Interi me fat, fiton ndaj Veronas në ‘frymën e fundit’

Insajderi
02 November 2025 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Interi me fat, fiton ndaj Veronas në ‘frymën e fundit’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inter ka marr tre pikë të reja në Serie A.

Zikaltërit sot kishin fat në ndeshjen ndaj Veronas, duke shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes, për të marr tre pikë nga ky takim, pasi fituan me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Piotr Zielinski i dha epërsinë Interit në minutën e 16-të, me një gol tejet të bukur.

Por Verona reagoi në pjesën e parë, duke barazuar rezultatin me golin e futbollistit brazilian, Giovane, në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë Interi e kërkoi me ngulm fitoren, dhe e gjeti në fund të ndeshjes, me një autogol nga Martin Frese, në 90+4.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 21 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë, me një pikë prapa liderit aktual, Napoli.

Në anën tjetër, Verona ende nuk ka shënuar fitore këtë sezon, me vetëm pesë pikë të grumbulluara në 10 ndeshje, dhe renditet në vendin e 18-të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark