INTERPOL diskuton për kriteret ndaj Kosovës për anëtarësim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    INTERPOL diskuton për kriteret ndaj Kosovës për anëtarësim

    Insajderi
    07 November 2016 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të INTERPOL-it, e cila do t’i zhvillojë punimet nga sot deri më 10 nëntor.

    Në këtë asamble mes tjerash pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

    “Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim”, thuhet në njoftimin për media të kësaj Ministrie.

    Pjesë e këtij delegacioni është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark