×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Intervista është zhvillu në formë të hajgares” – flet kandidati për gardian

    Insajderi
    17 April 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkursi i hapur për gardianë nga Shërbimit Korrektues i Kosovës ka shpërfaqur një sërë pa kënaqësish. U zbulua se ishin favorizuar militantë të partisë në pushtet. Tanimë kanë shpërthyer ankesat nga kandidatët që s’janë pranuar të cilët pretendojnë se iu është bërë e padrejtë gjatë testimit

    Vedat Robelli që po ashtu aplikoi për gardian e nuk u pranua, ka ndarë përvojën e tij me Insajderin.

    Thotë se intervista ka qenë në formë të shakasë. Por kishte frikë të fliste për një arsye.

    “Intervista është zhvillu në formë të hajgares e spo di qysh me shpjegu këtë për shkak se nuk ka pas ndriçim salla ku jemi kanë, jemi kanë me blica të  telefonit dhe më kanë pyet normal a të pengon me u zhvillu qeshtu intervista se qeshtu qeto kushte i këna. I kam thënë nëse juve s’ju pengon  për mua është ok. Realisht unë jam frikësu me thënë se më pengon kjo se thashë nashta edhe qaty më rrëzojnë, nëse them që më pengon kjo pjesë”, tha Robelli.

    “Edhe për mua ajo nuk u kanë normale edhe një fakt tjetër që u kanë aty, u kanë që ka pasur edhe ndërhyrje të personave të tretë më konkret u kanë prindi i një vajzës që u kanë grup me neve e cila vetëm ajo e kalu intervistën, ne të tjerët asnjë skemi kalu vetëm vajza e cila ka qenë me prindin e vet aty e ka kalu intervistën”, vazhdon ai.

    Robelli ka folur për kandidatë që kanë edhe familjarë të tjerë që tashmë punojnë në Shërbim Korrektues e kanë komunikuar me komisionin në sy të kandidatëve të tjerë.

    “Sipas informatave tjera ka qenë punonjës në Shërbimin Korrektuese sipas të tjerëve sepse unë nuk e di saktë… E kam pyet vajzën e vet më ka thënë që realisht punon diçka tjetër por kur i kam pyet të tjerët më kanë thënë që prindi i vet punon në Shërbim Korrektues është pjesë e Shërbimit Korrektues. Pjesë e komisionit s’ka qenë po ka hy në sallë do të thotë ka komuniku me ata që kanë qenë pjesë e komisionit”, ka deklaruar Vedat Robelli.

    Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark