Insajderi
Lajme

Intervista me Hashim Thaçin nga Haga transmetohet sonte, përgjigjet e shkruara me dorë nga vetë ai

Insajderi
04 May 2026 - 13:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Intervista me Hashim Thaçin nga Haga transmetohet sonte, përgjigjet e shkruara me dorë nga vetë ai
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë të ditur se sonte do të transmetohet intervista me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Ai ka sqaruar se përgjigjet e Thaçit kanë ardhur me vonesë, ndonëse pyetjet i ishin dërguar që në muajin nëntor, çka sipas tij ka bërë që disa prej tyre të jenë tashmë jashtë kontekstit.

Fevziu ka theksuar se përgjigjet e ish-presidentit janë dhënë me shkrim, të shkruara me dorën e tij.

Në Klan Kosova, ai ka treguar edhe për përmbajtjen e intervistës, duke përmendur se ajo është realizuar përmes pyetjeve të dërguara më herët.

“Intervista është zhvilluar para dhjetorit, pyetjet janë çuar në nëntor, ndërkohë zgjedhjet janë zhvilluar në dhjetor, por pyetjet janë në përgjithësi për raportin e tij me izolimin, raportin e tij me Kosovën dhe raportin e tij me lirinë, këto janë tri pikat kryesore të boshtit të intervistës”, tha Fevziu.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark