×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    INTERVISTË | Ali Sefaj: Greva do jetë forma e vetme e protestës, fatkeqësisht s’kemi alternativë tjetër

    Insajderi
    14 September 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ali Sefaj, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civile, në një intervistë për Gazetën Insajderi ka thënë se greva do të vazhdojë derisa Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti të plotësojë kushtet e kërkuara nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës.

    “Ne presim që ti merr parasysh kërkesat dhe të reflektojë, sepse ato janë të arsyeshme, të drejta dhe lehtësisht të realizueshme”, tha Sefaj në intervistën për Gazetën Insajderi.

    Ai tha se Qeveria duhet të veprojë “me shpejt për shkak qe të mos privohen fëmijët nga mësimi dhe qytetarët nga shërbimet”.

    “Nëse nuk ka ndonjë hap konkret, pa dashjen tonë mbesim në grevë. Dhe qeveria është përgjegjëse për vazhdimin e grevës dhe humbjeve që pësojnë nxënësit dhe qytetarët”, tha Sefaj në intervistën për Gazetën Insajderi.

    Intervista e plotë e Gazetës Insajderi me Ali Sefajn, përfaqësuesin e Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë:

    Gazeta Insajderi: z. Sefaj, a mendoni se Qeveria do të merr parasysh kërkesat tuaja, dhe do të reflektoj ditëve në vazhdim mbi çështjen e grevës?

    Ali Sefaj: Ne presim që ti merr parasysh kërkesat dhe të reflektojë, sepse ato janë të arsyeshme, të drejta dhe lehtësisht të realizueshme.

    Gazeta Insajderi: A mendoni se kjo do të ndodh së shpejti?

    Ali Sefaj: Do duhej të ndodhte sa me shpejt për shkak qe të mos privohen fëmijët nga mësimi dhe qytetarët nga shërbimet.

    Gazeta Insajderi: Cili është mendimi juaj, pse qeveria nuk po realizon kërkesat tuaja, vërtetë që nuk ka para, apo për ndonjë arsye tjetër?

    Ali Sefaj: Është për keqardhje kjo qasje. Nuk ka asnjë arsye tjetër, përveç kërkesave të prezantuara edhe në publik.

    Gazeta Insajderi: Nëse kërkesa juaj nuk realizohet, çfarë hapa do të ndërmerrni ju?

    Ali Sefaj: Nëse nuk ka ndonjë hap konkret, pa dashjen tonë mbesim në grevë. Dhe qeveria është përgjegjëse për vazhdimin e grevës dhe humbjeve që pësojnë nxënësit dhe qytetarët.

    Gazeta Insajderi: A do të jetë greva forma e vetme e protestës tuaj, deri në plotësimin e kërkesave?

    Ali Sefaj: Njëherë greva do jetë forma e protestës dhe shpresojmë që të ketë reflektim nga qeveria.

    Gazeta Insajderi: z. Sefaj, a keni menduar ndonjë opsion tjetër pos grevës, në mënyrë që mos të paralizohet mësimi në vend?

    Ali Sefaj: E kemi diskutuar, por fatkeqësisht s’kemi pas tjetër opsion, as alternativë.

    Gazeta Insajderi: Si jeni ndjerë gjatë kësaj kohë, kur dihet se jeni linçuar publikisht?

    Ali Sefaj: Unë nuk lodhem për linçimet, kur besoj qe kauza është e drejtë dhe mund të gjej zbatim.

    Gazeta Insajderi: Po familja juaj si ka reaguar ndaj këtyre komenteve?

    Ali Sefaj: Familja, miqtë dhe njerëzit qe më njohin nuk janë shqetësuar ndaj reagimeve dhe linçimeve sepse ata me njohin dhe e dinë qe linçimet vinë nga njerëzit me deficit mendor.

    Gazeta Insajderi: z. Sefaj, ju keni qenë dje brenda takimi me kryeministrin Albin Kurti. Si ka qenë atmosfera e takimit?

    Ali Sefaj: Po isha pjesë e takimit, atmosfera ishte e mirë.

    Gazeta Insajderi: A është diskutuar me tone të larta, apo ka qenë një takim konstruktiv?

    Ali Sefaj: Jo, tonet ishin të ulëta dhe takimi ishte konstruktiv, por jo edhe frytdhënës.

    Gazeta Insajderi: Çfarë ju tha Kurti ndonjë gjë konkrete, përpos atyre që i tha dje në konferencën për media?

    Ali Sefaj: Jo diçka konkrete qe i kontribuon përafrimit të qëndrimeve dhe ndaljes së grevës.

    Gazeta Insajderi: A do të vazhdojë dialogu ndërmjet jush dhe Qeverisë?

    Ali Sefaj: Po është obligim ligjor qe të vazhdoj dialogu dhe është i vetmi mjet qe garanton marrëveshje dhe ndalje të grevës.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark