Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të PK’së, pronari i kompanisë “Klub Invest” është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
I njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshme. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/