Invalidi i luftës kërkon ndihmë nga bamirësit për ta bërë me shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Invalidi i luftës kërkon ndihmë nga bamirësit për ta bërë me shtëpi

    Insajderi
    11 October 2021 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aldaid Haziraj nga Istogu, dikur pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani përballet me kushte të vështira ekonomike.

    Përveç problemeve shëndetësore, ai përballet edhe me mungesën e ilaçeve, meqë në luftë e humbi njërën këmbë.

    “Kushtet janë nër zero, morfinën e përdori kundër dhimbjeve 15 deri 20 maksimumi për kundër dhimbjeve sepse kam dhimbje”, tha fillimisht Haziraj.

    Ditë më parë, përmbaruesi i kërkoi lirimin e banesës e cila nuk është tij, edhe pse kushtet brenda saj janë të mira. Afatin e fundit për ta liruar e ka deri në fund të vitit.

    “Një i klinës e ka ble këtë banesë, kur kam hy në të nuk kam paguar habitat se kanë thënë është pronë e komunës qysh e ka bo ai zgjidhjen nuk e di, me gojë e kemi bër që deri në vit të ri me ndejt këtu dhe pas vitit të ri me liru”, tha ai për RTK.

    Ai ka kërkuar nga pronari që mos ta dëbojë derisa ta bëjë një zgjidhje, por kërkesa i është refuzuar.

    “Nuk po dëshiron, veç po thotë me liru banesen”, shprehet Haziraj.

    Ish-luftëtari i UÇK-së tani kërkon ndihmë nga bamirësit.

    “Apeli im është vetëm me ma maru një shtëpi me pas ku me shti kryt, një dhomë, një banjo”, thotë Aldaid Haziraj.

    Thirrje të njëjtë ka edhe organizata e veteranëve të luftës në Istog.

    “I lus të gjithë ata që kanë mundësi me ndihmu rastin në fjalë të japin kontributin e tyre në formën që kanë mundësi për me i bo zgjidhje, ka pasur interesime më herët por nuk kanë qenë konkret.”

    Organizata e veteranëve në Istog ka bërë kërkesë për ndihmë edhe në institucionet shtetërore, por deri më tash nuk ka ndonjë veprim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark