Insajderi
Lajme

Invalidi i luftës së UÇK-së dhuron veshkën për bashkëshorten, ndërhyrja pritet të kryhet në Turqi

Insajderi
23 March 2026 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Invalidi i luftës së UÇK-së dhuron veshkën për bashkëshorten, ndërhyrja pritet të kryhet në Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Invalidi i luftës së UÇK-së, Shaban Haliti, ka vendosur që t’ia dhurojë një veshkë bashkëshortes së tij, në një ndërhyrje kirurgjikale që pritet të realizohet në spitalin Medica në Istanbul, Turqi.

Familjarët dhe të afërmit kanë shprehur shpresën se operimi do të përfundojë me sukses dhe se bashkëshortja e tij do të ketë një rikuperim të plotë.

Shaban Haliti është gjithashtu vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Bekesh Haliti, ndërsa aktualisht mban pozitën e kryetarit të Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së për degën në Vushtrri.

Ky rast konsiderohet një shembull i fuqishëm i sakrificës dhe dashurisë familjare, ku një ish-luftëtar përballet me një sfidë personale, duke ndërmarrë një hap jetik për shëndetin e bashkëshortes së tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark