BE investoi mbi dy miliardë euro në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE investoi mbi dy miliardë euro në Kosovë

    Insajderi
    02 July 2016 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka investuar 2.3 miliardë euro në Kosovë, ndërsa që nga viti 1999, afër 1 miliard euro ka marrë nga mbështetja e pranisë ndërkombëtare.

    Këto shifra i kanë bërë të ditur zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Nga kjo zyrë thonë se Bashkimi Evropian që nga pas lufta ka bërë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të re për Kosovën, njofton Gazeta Tribuna.

    Ata thonë se qëllimi i këtyre fondeve është zhvillimi i qendrueshëm ekonomik i Kosovës, transmeton Insajderi.

    “Edhe pse fillimisht u përqëndrua në veprimet e ndihmave emergjente dhe rindërtim, tani këto fonde përqendrohen në nxitjen e zhvillimit të institucioneve të qëndrueshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe për t’i siguruar të ardhme evropiane Kosovës.”thonë zyrtarë nga kjo zyrë.

    Ditë më parë qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare për IPA 2017 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga zyra e BE në Kosovë thonë se ndihma jepet në baza vjetore. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark