×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Inxhinier/e Mbikëqyrës/e dhe Projektues/e në Punët e Instalimeve të Elektrikës

    Insajderi
    03 October 2023 - 14:40

     

    Titulli i punës: Inxhinier/e Mbikëqyrës/e dhe Projektues/e  në Punët e Instalimeve të Elektrikës

    I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Planifikim dhe Projektim

    Niveli i pagës: 4.1

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

     

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Udhëheqësi/ja i/e Divizionit dhe Shefi/ja i/e Zyrës së Projektimit dhe Inxhinieringut (ZPI);
    2. Ndihmon Udhëheqësin/en e Divizionit bashkë me zyrtarët e lartë të tjerë në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për ZPI-në;
    3. Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët tjerë në kuadër të Divizionit dhe Departamentit për përmbushjen e objektivave të Zyrës së Projektimit dhe Inxhinierisë;
    4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me Udhëheqësin/en i/e Divizionit;
    5. Bën projektimin e instalimeve të elektrikës për projektet që janë në objektivin e menaxhmentit të NPB-së;
    6. Bën harmonizimin e projekteve të arkitekturës, statikës, elektrikës, ngrohjes, klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit, komunikacionit dhe infrastrukturës rrugore;
    7. Konsulton dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmia e inxhinierisë së ndërtimit, respektivisht elektroteknikës duke përfshirë politikat dhe masat e domosdoshme për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë;
    8. Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme për planifikim, projektim dhe mbikëqyrje;
    9. Përgatit paramasat dhe parallogaritë për ndërtimin e objekteve të ndryshme sipas planifikimit të NPB-së;
    10. Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e planeve dhe aktiviteteve operative të përcaktuara nga Udhëheqësi/ja i /e Divizionit dhe Shefi/ja i/e Zyrës së Projektimit dhe Inxhinieringut;
    11. Menaxhon punët e operimit teknik, programin e ndërtimit, adaptimit, renovimit, enterierit të ndërtesave të banimit, afarizmit dhe ndërtesave apo/dhe projekteve tjera;
    12. Bën mbikëqyrjen profesionale të projekteve të elektrikës sipas projektit kryesor, kontrollon dhe aprovon situatat e përkohshme gjatë realizimit të projekteve;
    13. Kontrollon dhe vërteton cilësinë e instalimeve në bazë të rregullave, standardeve dhe normativave teknike;
    14. Bën kontrollimin, evidentimin dhe firmosjen e dokumentacionit relevant gjatë projektimit dhe realizimit të projekteve (p.sh. raportet e ndryshme, situacionet mujore, etj.);
    15. Monitoron ekipet që janë në terren nëse janë duke përmbushur detyrat e deleguara sipas planit të përcaktuar më parë për projektim, zhvillim, mbikëqyrje dhe dorëzim;
    16. Jep udhëzime për kryerësin e punimeve;
    17. Shefi/ja i/e Zyrës së Projektimit dhe Inxhinieringut dhe Udhëheqësi/ja i/e Divizionit mund t’a ngarkojnë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
    18. Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryejë detyra tjera.

     

    Kualifikimet:

    Diplomë Universitare në Makineri – Drejtimi Elektroteknikë;

    Përvojë pune së paku 2 vite nga kjo lëmi;

    Kurse dhe trajnime tjetra gjatë karrierës profesionale;

    Njohja e gjuhës angleze.

     

    Aftësitë:

    Aftësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet kompjuterike në fushën e teknikës si AutoCAD, ArchiCAD;

    Aftësi kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office ;

    Aftësi në zgjidhjen e problemeve lidhur me çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;

    Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetë iniciativë dhe qasje konstruktive;

    Shkathtësi për punë administrative dhe njohuri adekuate për punë në zyre duke përfshirë njohurinë për përpilimin e shkresave adekuate profesionale;

    Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

    Etikë në punë dhe integritet të lartë;

    Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.

     

     

    Procedura e Konkurrimit

    Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes

    Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:

    www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

     

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    Aplikacioni i NPB-së;

    Dëshmitë për Shkollim- Diploma Universitare në Makineri – Drejtimi Elektroteknikë

    Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite nga kjo lëmi

    Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);

    Kopjen e letërnjoftimit;

     

    Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

    APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

    Shpallja është e hapur që nga data  03.10.2023 deri më  17.10.2023

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    27 November 2023

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark